Ballina Flash

Bitcoin prek një rekord të ri prej 35 842 dollarësh

NJU JORK, 6 janar /ATSH-DPA/ – Kriptomonedha Bitcoin ”fluturon” dhe prek një rekord të ri prej 35 842 dollarësh.

Në orët e fundit, JPMorgan ka parashikuar që kriptovaluta mund të arrijë 146 000 dollarë në planin afatgjatë.

Bitcoin, kriptovaluta e parë e decentralizuar, para 4 ditësh rezultonte në çmimin 30 000 dollarë.

”Oreksi për rrezik, që pasqyrohet në blerjet e kësaj kriptomonedhe, mbetet i papërkulur”, vlerësoi analisti i pavarur, Timo Emden, drejtori i “Emden Research”./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakYjet që do të festojnë 50-vjetorin këtë vit
Artikulli tjetërZëdhënësja e PD: Bashkia Tiranë tentoi të fshihej pas pronësive të Lulzim Ali Agës