Ballina Bota

Rregullatori britanik autorizon përdorimin e vaksinës AstraZeneca/Oxford

LONDËR, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – Agjencia Rregullatore e Medikamenteve dhe Produkteve Shëndetësore të Britanisë së Madhe (MHRA) ka autorizuar përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, deklaroi qeveria britanike.

“Tani NHS do të fillojë të verë përgatitjet e tyre të gjera në veprim për të hedhur vaksinën e Universitetit të Oksfordit/AstraZeneca”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Kjo vaksinë është e dyta që miratohet për përdorim në Britaninë e Madhe.

Vaksina Pfizer/BioNTech ishte ”fruti’ i parë që mori dritën jeshile në Britaninë e Madhe nga MHRA më 2 dhjetor dhe filloi të shpërndahej për njerëzit e pambrojtur dhe të moshuar.

“Me dy vaksina të miratuara tani, ne do të jemi në gjendje të vaksinojmë një numër më të madh të njerëzve që janë në rrezik më të lartë, duke i mbrojtur ata nga sëmundja dhe duke ulur vdekshmërinë dhe shtrimin në spital”, shton deklarata. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/12/2020
Artikulli tjetërKina ul moshën e përgjegjësisë penale në 12 vjeç