UASHINGTON, 30 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po konsideron vendosjen e Kubës në listën e shteteve sponsorizuese për terrorizmin.
Një lëvizje në minutën e fundit që sipas ”New York Times”, do të komplikojë planet e administratës Biden për të lehtësuar presionin amerikan mbi Havanën.
Drafti i propozimit është finalizuar tri javë para betimit të Joe Biden, ku Pompeo duhet të vendosë nëse do ta nënshkruajë apo jo.
Është e paqartë se si Pompeo synon të lëvizë, por demokratët janë të bindur që administrata Trump dëshiron të përdorë mbetjet e fundit të presidencës për ta bërë më të vështirë për Biden që të kthejë lëvizjet e politikës së jashtme të administratës Trump./ /os/












