Ballina Bota

COVID-19 – E gjithë Italia zonë e kuqe, lockdown deri më 27 dhjetor

ROMË, 24 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Ka nisur lockdown i Krishtlindjeve. E gjithë Italia nga sot ka hyrë në zonën e kuqe deri më 27 dhjetor.

Dje ishin minutat e fundit për të nxituar për pazare në dyqanet me pakicë, tani të mbyllura me dekret qeveritar.

Blerjet e fundit, dhuratat në minutën e fundit, por edhe shëtitjet e fundit para Krishtlindjes duke pritur që ”semafori” të kthehet në të kuqe.

Kontrollet për respektimin e rregullave do të intensifikohen në qytetet e mëdha.

Por, ndërkohë, kryeministri Giuseppe Conte siguron se mbyllja për Krishtlindje mund të na lejojë të përballemi me janarin “duke aplikuar masat vetëm aty ku është e nevojshme midis zonave të verdha, portokalli dhe të kuqe”.

Supermarketet dhe farmacitë mbeten të hapura. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Gjykata Kushtetuese tani është funksionale”/ Soreca: Arritje e konsiderueshme për Shqipërinë dhe reformën në drejtësi
Artikulli tjetërFOTO/ Manastirliu viziton fëmijët e shtruar në Pediatrinë e Tiranës