Ballina Flash

Rregullatorët hetime antitrust ndaj kompanisë ”Alibaba”

PEKIN, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rregullatorët kinezë kanë filluar një hetim antitrust ndaj ”Alibaba Group”.

Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut deklaroi se kishte filluar hetimin mbi perandorinë e tregtisë elektronike të themeluesit, Jack Ma, për “sjellje të pretenduar monopoli”, të tilla si detyrimi i shitësve të zgjedhin vetëm një platformë midis dy konkurrentëve.

Banka Popullore e Kinës, Komisioni Rregullator i Bankave dhe Sigurimeve të Kinës, Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë të Kinës dhe Administrata Shtetërore e Shkëmbimit të Jashtëm do të zhvillojnë bisedime me anëtarët e saj brenda ditëve të ardhshme.

Sipas një deklarate nga Banka Popullore e Kinës, bisedimet duhet të “nxisin parimet e bazuara në treg, në ligj dhe në zbatimin e kërkesave të mbikëqyrjes financiare”. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Rindërtimi i kopshtit “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, kushte optimale për 224 fëmijë
Artikulli tjetërPogradec, rikonstruktohet plotësisht shkolla në fshatit Beragozhd