FOTO/ Rindërtimi i kopshtit “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, kushte optimale për 224 fëmijë

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Rreth 224 fëmijë të kopshtit “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, Kamzë do të kenë kushte optimale, pas rindërtimit të tij nga e para.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa fotografi nga kopshti i rilindur, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.
“Mirëmëngjes dhe me kopshtin e ri “Lidhja e Prizrenit”, në Paskuqan, që ka rilindur pas shembjes nga tërmeti të karakatinës së të vjetrit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, tha Rama.

Kopshti u ndërtua nga e para me financim të qeverisë shqiptare dhe mbikëqyrje të Fondit Shqiptarë të Zhvillimit.

Vlera e objektit kap shifrën e 83 002 114 lekë pa TVSH, ndërkohë që punimet për këtë kopsht kanë nisur në 22 qershor 2020.

/m.m/j.p

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.