Ballina Ekonomi

Programi i ekonomisë blu/ Konsultime për draftin përfundimtar

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Organizatën për Zhvillim Industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO) dhe Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO), filluan takime konsultimi për draftin përfundimtar të Programit të Ekonomisë Blu në vendin tonë.

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo, prezantoi strategjinë kombëtare lidhur me objektivat e sektorit të peshkimit dhe akuakulturës në planin afatshkurtër dhe afatgjatë, dhe theksoi rëndësinë e kapaciteteve në akuakulturë dhe sektorin artizanal.

“Jemi duke punuar në përgatitjen dhe miratimin e rregulloreve në lidhje me mbledhjen e të dhënave dhe fillimin e një pune të nevojshme për të riaktivizuar sistemin e monitorimit të anijeve. Sektori artizanal mbetet një sektor i ndjeshëm për Qeverinë. Me mbështetjen e BE, Shqipëria është në fazën përfundimtare për të mbështetur organizatat dhe kooperativat e peshkatare”, tha Kristo.

Më tej, ai shtoi se sektori ka nevojë për zhvillim të kapaciteteve dhe aftësive profesionale, burimet e limituara në Detin Mesdhe dhe nevoja për menaxhimin e ekosistemit në perballje të ndryshimeve klimaterike.

Aktorët theksuan qëllimin e programit të Ekonomisë Blu në identifikimin dhe ndërhyrjeve të menjëhershme, integrimin ndër-sektorial me potencial të lartë për zhvillimin ekonomik të vendit. Ekspertët dhe përfaqësuesit nga sektori privat adresuan nevojat për zhvillimin e kapaciteteve, theksuan mungesën e peshkimit profesional, zhvillimin e aftësive përmes programeve të formimit profesional dhe arsimor në vend, rritjen e stimujve për sipërmarrësit e rinj dhe start-upeve, mbështetjen e grave që punojnë në sektorin e peshkimit dhe akuakulturës. Duke shtuar nevojën për bashkëpunim rajonal dhe përfshirje në zhvilimin e strategjisë kombëtare, për të siguruar qëndrueshmëri dhe zgjerim të tregut përmes bashkëpunimit rajonal.

Përpunimi si vlerë e shtuar, konkurrenca, përfshirja sociale, mbështetja financiare, grupimi për të zhvilluar një projekt pilot për industrinë e peshkimit në përmirësim të konkurrencës në peshkimin e brendshëm dhe akuakulturën e ujërave të ëmbla ishin disa nga çështjet që u pērmenden nga sektori privat.

Koordinatorja e UNIDO-s, Elvana Zhezha dhe Ndihmës Përfaqësuesi i FAO-s për Shqipërinë Arben Kipi shprehën mbështetjen e agjencive të KB për Qeverinë Shqiptare përmes programeve të tyre në Shqipëri, me ndërhyrje specifike në Programin e ardhshëm të Vendit të Ekonomisë Blu të përqendruar në standardet dhe përparësitë e cilësisë, analiza dhe programe specifike në Shqipëri, bazuar në mbledhjen e të dhënave dhe industrinë e përpunimit për të zgjeruar hyrjen e prodhuesve shqiptarë edhe në tregjet e BE-së.

Ekspertët ndërkombëtarë nga UNIDO theksuan tendencën e rajonit për sa i përket ekonomisë së tyre blu, jo më në rritje në shkallë por në cilësi, rolin e çertifikimit dhe qëndrueshmërisë duke u bërë një kërkesë e tregut defacto. Kjo mund të rrisë sektorin dhe të shtojë më shumë vlerë në burimet natyrore.

Tregtia elektronike dhe hyrja në tregun e BE-së, mbështetja financiare për investimet në industrinë e përpunimit, bashkëpunimi rajonal, duke përfshirë bashkëpunimin GFCM dhe EEFCA, ishin çështjet thelbësore të diskutuara në takim.

Takimi përfshiu të gjithë pjesëmarrësit të cilët shprehën rolin e konsultave në identifikimin afatgjatë të kërkesave të sektorit të peshkimit dhe akuakulturës në Shqipëri. Takimi vlerësoi se sfidat kryesore për një sektor të qëndrueshëm dhe konkurrues lidhen ngushtë me standardet dhe cilësitë, stimuj për investime të reja, mbështetjen financiare për shkak të situatës pandemike dhe gjetjen e zgjidhjeve inovative. Gjatë muajit dhjetor, konsultimet i dhanë përparësi përfshirjes së palëve të interesuara lokale dhe ekspertëve kryesorë ndërkombëtarë dhe kombëtarë për të përgatitur dhe prezantuar një komponent të ri në programin aktual të vendit të draftit Ekonomik Blu. Më tej, komponenti i ri do të trajtojë nevojat e vendit për zhvillimin e sektorit të Peshkimit dhe Akuakulturës.

Programi i Ekonomisë Blu financohet nga Norvegjia dhe Qeveria e Shqipërisë është një ndër prioritetet e qeverisë, i cili ka filluar hartimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit për Ekonominë Blu. Vizioni dhe objektivat e Programit Ekonomik Blu priten të pasqyrojnë politikat përkatëse kombëtare dhe të BE-së dhe KB.

Peshkimi në brendësi dhe burimet e ujërave të ëmbla janë jetike për komunitetet rurale dhe kontribuojnë në biodiversitetin ujor. Programi konsideron përfshirjen e nevojave të peshkimit në brendësi dhe akuakulturës së ujërave të ëmbla brenda fushës së këtij programi, veçanërisht brenda çdo strategjie kombëtare të peshkimit. Ekziston një nevojë për infrastrukturë, arsim, dhe përmirësim për promovimin e akuakulturës të ujërave të ëmbla. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRestaurohet Kisha e Shën Barbaras në Pllanë të Lezhës/ Shërbeu edhe si shkollë në vitin 1638
Artikulli tjetërGjykata Kushtetuese, funksionale/ Kim: Hap gjigant përpara