Ballina Bota

SHBA – Biden vaksinohet kundër COVID-19

UASHINGTON, 21 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, u vaksinua sot në mbrëmje kundër kundër Covid-19 drejtpërdrejt në një transmetim televiziv.

“Po e bëj këtë për të treguar që njerëzit duhet të jenë të gatshëm për ta bërë vaksinën, kur të jetë në dispozicion dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha më pas presidenti i ardhshëm, menjëherë pas injeksionit.

“Mezi pres të marr dozën e dytë”, shtoi ai

Biden falënderoi shkencëtarët dhe personat që e bënë të mundur këtë, si edhe punonjësit e vijës së frontit, të cilët i cilësoi si “heronj të vërtetë”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBonusi i Fundvitit/ Hado: Pensionistët e tërheqin sipas grafikut, afati deri në 36 muaj
Artikulli tjetërAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 15 fluturime të konfirmuara për të martën