KANBERRA, 20 korrik /ATSH-ANSA/ – Qeveria federale e Australisë do të konsiderojë futjen e një testi vlerash për migrantët, të cilët shpresojnë të marrin leje të përhershme qëndrimi në vend, theksoi kryeministri australian, Malcolm Turnbull.
Deklaratat e Turnbull vijnë pas një fjalimi më parë të ministrit për Shtetësinë dhe Çështjet Multikulturore, Alan Tudge, sipas të cilit vendi ka patur nga politika të pakontrolluara të migracionit.
Ai u fokusua drejt një modeli multikulturor europian, bazuar në ndarjen e grupeve të ndryshme etnike.
Megjithatë, multikulturalizmi australian, sipas ministrit mbështet në “përzgjedhjen e kujdesshme të migrantëve dhe një këmbënguljeje në integrimin e tyre”./ /os/ a.jor.























