SAO PAULO, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Ylli brazilian Neymar njoftoi dje para gazetarëve se do të qëndronte tek “Paris Saint Germain” sezonin e ardhshëm, duke i dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm.
“Do të qëndroj, do të qëndroj tek Parisi, kam një kontratë”, tha ai në Sao Paulo gjatë zhvillimit të shitjeve në ankand në përfitim të fondacionit të tij që ndihmon fëmijët e lagjeve në vështirësi.
Transferimi i tij nga Barcelona tek PSG-ja në gusht 2017 për 222 milionë euro e bëri kapitenin e ekipit brazilian lojtarin më të paguar në historinë e futbollit.
Kohët e fundit ishin hedhur hipoteza se klubi tre herë rradhazi kampion i Ligës së Kampionëve, Real Madridi, synonte të bindte brazilianin që të kthehej në Spanjë.
Për më tepër nga “Reali Madridit” u largua portugezi Christiano Ronaldo, që do të luajë për “Juventusin” e Torinos. /G.S/ a.jor.








