UASHINGTON, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence mori sot vaksinën antiCOVID-19 të Pfizer/BioNTech, një injektim që u transmetua drejtpërdrejt në televizion, në një kohë kur SHBA-ja po përgatitet të autorizojë një vaksinë të dytë.
Pence u shpreh i lumtur që kishte marrë këtë vaksinë të sigurt dhe efikase.
Zëvendëspresidenti amerikan, i ngarkuar për koordinimin, këto muajt e fundit, të luftës kundër pandemisë në Shtëpinë e Bardhë, u vaksinua ndërkohë që Europa po sheh disa nga udhëheqësit e saj të vendosur në karantinë para Krishtlindjeve./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.





















