Ballina Bota

VARSHAVË – Polonia vendos bllokimin e pjesshëm antiCOVID-19

VARSHAVË, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ – Polonia njoftoi sot një bllokim të pjesshëm trejavor nga 28 dhjetori në të gjithë vendin, që synon të ndalojë përhapjen e COVID-19.

“Ne do t’i nënshtrohemi një bllokim kombëtar nga 28 dhjetor deri më 17 janar, me qëllim që të mbrohemi nga një valë e tretë e epidemisë në të ardhmen e afërt”, tha ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski.

Vetëm ushqimoret, farmacitë dhe disa biznese të tjera do të mbeten të hapura.

Personat që vijnë nga jashtë me transport publik do t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore.

Kufizimet aktuale, të tilla si kufizimet në numrin e personave në transportin publik dhe në kisha, mbeten të vlefshme.

Shkollat ​​e të gjitha niveleve, gjithashtu, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 17 janar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Huawei” hap fabrikën e parë të prodhimit jashtë Kinës
Artikulli tjetërHOLANDË – EMA: Vendimi për vaksinën “Moderna” deri më 6 janar