Ballina Bota

BRUKSEL – Michel në karantinë pas vizitës së Macron

BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH-DPA/- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel është në karantinë, edhe pse kohët e fundit është testuar negativisht për koronavirusin e ri, njofton zëdhënësi i tij, pas lajmit se presidenti francez, Emmanuel Macron kishte dalë pozitiv.

Michel udhëtoi në Paris për një ngjarje të OECD dhe u takua me Macron në Pallatin Elysee të hënën.

“Sidoqoftë, politikani belg është informuar nga autoritetet franceze se ai nuk konsiderohet të jetë një kontakt i ngushtë”, shkroi zëdhënësi, Barend Leyts në Twitter.
Michel doli negativ të martën.

“Sidoqoftë si një masë paraprake presidenti do të shkojë në vet-izolim,” tha Leyts. Michel do të vazhdojë të punojë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHysi: Forcim i masave ndaj atyre që abuzojnë me ligjin dhe cenojnë standardin e zgjedhjeve
Artikulli tjetërVasili: Rritje prej 103% e vdekjeve nga COVID, SPAK bashkëfajtor duke mos hetuar