Ballina Bota

COVID-19 – Londra rikthehet zonë e kuqe

LONDËR, 14 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Londra do t’i nënshtrohet një bllokimi të ri të pjesshëm antiCOVID-19 nga e mërkura, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, pas rishfaqjes së numrave të lartë të infektimeve me COVID-19 në kryeqytetin britanik.

“Masat shtrënguese parashikojnë kalimin e kryeqytetit nga zona portokalli në atë të kuqe, me një rimbyllje të pubeve dhe disa dyqaneve jothelbësore”, tha ministri.

Sipas qeverisë, kufizimet që do të zgjaten tani deri më 23 dhjetor, datë kur në të gjithë Britaninë e Madhe, përfshirë Londrën, do të aplikohet një lehtësim 5-ditor i kufizimeve për Krishtlindje./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFelaj: Protestat në vend janë të organizuara dhe frymëzuara nga opozita
Artikulli tjetërSoreca: Mirëpresim vendimin e sotëm të KED, të përfundohen listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti