Ballina Bota

SHBA – Qeveria amerikane viktimë e sulmeve kibernetike ruse

UASHINGTON, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – Qeveria amerikan konfirmoi se ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik, me informacione në shtyp që theksojnë se të paktën dy departamente janë shënjestruar nga piratët e lidhur me shtetin rus.

“Ne po punojmë ngushtë me agjencitë tona partnere në lidhje me aktivitetet e zbuluara kohët e fundit në rrjetet qeveritare dhe ofrojnë ndihmë teknike për subjektet në fjalë”, konfirmoi një zëdhënës i agjencisë së sigurisë kibernetike dhe i Sigurisë së Infrastrukturës (Cisa), që varet nga Ministria e Sigurisë së Brendshme.

Ai nuk dha ndonjë detaj të mëtejshëm ose tregoi shkallën e sulmit.

Rusia besohet të jetë prapa sulmeve, të kryera nga grupi ATP29, i cili ishte gjithashtu pas sulmeve ndaj kandidatit demokrat Hillary Clinton gjatë fushatës presidenciale 2016, akuzoi “Washington Post”.

Hakerat kanë pasur akses, ndonjëherë për disa muaj, në postën e brendshme nga Departamenti i Thesarit dhe Administrata Kombëtare e Telekomunikacionit (NTIA), sipas informacioneve të shtypit.

“Qeveria amerikane është në dijeni të këtyre informacioneve dhe po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për të identifikuar dhe zgjidhur çdo çështje të mundshme në lidhje me këtë situatë”, theksoi një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Ullyot./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVW prezanton modelin e veçantë familjar ID.6
Artikulli tjetërWhatsApp: Telefonat që nuk do të funksionojnë më në 2021