FRANKFURT, 14 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Kur të mbërrijë në shitje, pothuajse me siguri pas 36 muajsh, Volkswagen ID 6 do të jetë i pashembullt dhe do të pozicionohet në segmentin e tregut të makinave familjare.
Frank Welsch, shefi i kërkimit dhe zhvillimit në Volkwagen, shpjegoi se modelet ID.3 sedan, ID.4 SUV dhe ID.6 janë planifikuar për në 2023.
Ndër informacionet e raportuara nga Autocar ekziston edhe hipoteza konkrete që ID.6, përveç linjës së montimit në Emden në Gjermani, do të përfitojë nga prodhimi shtesë në Kinë nga 2024 përmes partnerëve SAIC dhe FAW.
Në intervistë Welsch specifikoi gjithashtu se varianti i ID.6 me bateri 84 këh, falë optimizimit të efikasitetit të këtij modeli do t’i sigurojë makinës një diapazon prej rreth 700 km, më e mira e familjes ID. /os/























