Ballina Flash

Materialet e bëra nga njeriu tejkalojnë biomasën

TERL AVIV, 11 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Viti 2020 sjell një parakalim historik: masa e të gjitha materialeve të bëra nga njeriu, nga ndërtesat dhe plastika te makineritë, ka tejkaluar biomasën, që është grupi i të gjitha qenieve të gjalla, nga elefantët deri tek organizmat njëqelizore.

Një parakalim që po përgatitet për një shekull, kur materialet e bëra nga njeriu filluan të dyfishohen çdo 20 vjet.

Parakalimi historik sinjalizohet nga studimi i botuar në revistën ”Nature”, kryer nga grupi i Institutit izraelit ”Weizmann” për Shkencat i koordinuar nga Ron Milo.

Këto të dhëna, sipas Beniamino Gioli, nga Instituti i Bioekonomisë së Këshillit Kombëtar të Kërkimit (Cnr), shprehin ndikimin e madh që njeriu po ushtron në planet me aktivitetet e tij: prodhimin e objekteve, rritjen e sasisë së masës së objekteve të ndërtuara, dhe emetimeve direkte dhe indirekte të gazeve serrë.

”Nga revolucioni i parë bujqësor deri më sot, njeriu ka përgjysmuar sasinë e biomasës bimore sepse përdorimi i tokës ka ndryshuar, e cila është shpyllëzuar për të hapur rrugën për bujqësinë dhe infrastrukturat; veprimtari të tjera njerëzore, duke përfshirë bujqësinë, gjuetinë dhe peshkimin, kanë zvogëluar numrin e kafshëve”, theksuan studiuesit.

Studiuesit vlerësojnë ndryshimet në biomasën globale dhe masën e bërë nga njeriu që nga viti 1900, të cilat ata i quajtën ‘antropomasë’, duke treguar se në fillim të shekullit XX, masa e objekteve të bëra nga njeriu ishte vetëm 3% e kësaj biomase, ndërsa sot e ka tejkaluar atë.

Ndërtesat dhe rrugët përbëjnë pjesën më të madhe të masës së bërë nga njeriu, e ndjekur nga plastika dhe makineritë.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKur vinçi përdoret edhe për të ngritur një… obez!
Artikulli tjetër“Njerëzit duhet të kenë besim tek sistemi ynë shëndetësor”/ Rrëfimi i ish-pedagogut Gaqo Karakashi, i shëruar nga COVID-19, pas trajtimit në spitalin Infektiv