Ballina Flash

FSHF fillon procesin e licensimit për sezonin 2021-2022

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ -Federata Shqiptare e Futbollit fillon procesin e licensimit për sezonin 2021-2022.

Me anë të një njoftimi për shtyp FSHF thekson se, “Sektori i Licensimit në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar procesi i licencimit të klubeve aplikante për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2021-2022. Ky proces do të përmbyllet më 31 mars 2021, sipas afateve të vendosura nga UEFA”.

“Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licensë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proces. Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike në raport me kriteret e tjerë”, shton FSHF.

“Ashtu si edhe në vitin e shkuar, Sektori i Licensimit do të organizojë seminare dhe takime bilaterale me të gjithë klubet aplikante për licencë, për t’i asistuar dhe ndihmuar në këtë proces”, përfundon FSHF.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShorti për Botërorin “Katar 2022″/ Reja: Grup shumë i fortë, por ne do të luajmë shanset
Artikulli tjetërHetimi i 2 dosjeve të vitit 2005/ Kim: SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit