TIRANE, 19 korrik /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me zhvillim vranësirash në mesditë përgjatë zonave malore.
Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, parashikohet shi i izoluar në Verilindje në mesditë. Era me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/sek, ndërsa në bregdetin Jugor fiton forcë deri në 15 m/sek. Deti i forcës 4 me lartësi vale 1.8-2.5 metër. Mjegullinë lokale orët e mëngjesit./e.m/ /a.g/
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 19/33 diell |
| Kukës | 17/31 diell re |
| Lezhë | 19/33 diell |
| Dibër | 15/30 diell re |
| Durrës | 20/33 diell |
| Tiranë | 20/33 diell re |
| Elbasan | 18/33 diell re |
| Berat | 17/33 diell re |
| Vlorë | 21/32 diell |
| Korcë | 16/28 diell re |
| Gjirokastër | 18/34 diell re |
| Sarandë | 18/32 diell |




















