Ballina Bota

SOFT NEWS – Merkel anulon… pushimet?!

BOLCANO, 18 korrik /ATSH-ANSA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel këtë verë nuk do të shkojë në Alto Adixhe për të kaluar periudhën e pushimit në mal, në Solda, ashtu si ka bërë këto vitet e fundit.

Me shumë siguri, për shkak të angazhimeve politike dhe institucionale në Gjermani, stafi i saj i ka anuluar këto pushime.

Lajmi nga e përditshmja ”Tageszeitung” ka  gjetur konfirmim edhe në Bolcano.

Merkel dhe bashkëshorti i saj, Joachim Sauer prej shumë vitesh shkojnë në Alto Adixhe për t’u kënaqur me pasionin e tyre për ecjen në mal, më parë në Val Fiskalina dhe së fundmi në Solda./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBotërori gjeneroi një rekord prej 690 milionë eurosh në bastet e francezëve
Artikulli tjetërMinistria e Brendshme marrëveshje me ICMP për gjetjen e personave të zhdukur