Ballina Bota

HAPËSIRË – Zbulohen 12 hëna të reja rreth Jupiterit

UASHINGTON, 22 korrik /ATSH-DPA/ – Studiuesit amerikanë të hapësirës kanë zbuluar 12 hëna të reja, në orbitë rreth Jupiterit, duke e çuar numrin total të hënave të njohura të planetit në 79.

Zbulimi do të thotë se Jupiteri, planeti më i vjetër dhe më i madh në sistemin diellor, ka më shumë hina se çdo planet.

Scott Sheppard, i institutit ”Carnegie”, dhe ekipi i tij zbuluan këto hëna më shumë se një vit më parë, ndërsa kërkonin një planet të mundshëm masiv përtej Plutonit.

Hënat e reja të zbuluara konsiderohen normale, me diametër mes një dhe tre kilometra./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkëqeverisja me qytetarët, 400 raste suksesi dhe 12.457 raste të përfunduara
Artikulli tjetërAKU, intensifikon punën për një stad të ri kontrolli ushqimor