Ballina Bota

PODGORICË – Parlamenti malazez debaton për kryeministrin e ri

PODGORICË, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Parlamenti i Malit të Zi hapi sot debatin për kabinetin e kryeministrit të caktuar Zdravko Krivokapic, i pari në 30 vjet që nuk do të drejtohet nga partia e socialdemokratëve (DPS) të presidentit Milo Gjukanoviç.

“Autoritetet e reja do t’i japin përparësi ekonomisë, duke luftuar COVID-19 dhe Shtetit të vërtetë të së Drejtës”, tha ai.

Krivokapic po kryeson një koalicion të brishtë të bërë bashkë për qëllimin e vetëm të përbashkët të zhvendosjes nga pushteti të DPS-së dhe bashkë me të edhe të Gjukanoviçit.

Kryeministri premtoi, gjithashtu, përparësi të veçantë për ndryshimin e ligjit të diskutueshëm mbi komunitetet fetare, që shkaktoi protesta në mbështetje të Kishës Ortodokse Serbe (SPC) në fund të vitit të kaluar.

Edhe pse shumica e deputetëve planifikojnë të marrin pjesë në debat, votëbesimit nuk pritet para së enjtes, ndoshta edhe së premtes./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEuropiani 2022/ Kombëtarja e femrave mbyll eliminatoret në Portugali
Artikulli tjetërGjermania mbetet mbështetësi kryesor i fillimit të bisedimeve për anëtarësim