Ballina Bota

ANKARA – Erdogan: BE të mbajë premtimet ndaj Turqisë

ANKARA, 22 nëntor /ATSH-AA/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të mbante premtimet ndaj vendit të tij lidhur me çështjen e anëtarësimit të plotë e deri tek çështja e refugjatëve.

“Ne besojmë se nuk kemi ndonjë problem që nuk mund të zgjidhet përmes politikës, dialogut ose bisedimeve me ndonjë vend apo institucion. Për këtë i bëjmë thirrje Bashkimit Europian, mbaj premtimet që keni dhënë ndaj vendit tonë nga çështja e anëtarësimit të plotë e deri tek çështja e refugjatëve dhe të ndërtojmë një bashkëpunim më të ngushtë, më frytdhënës. Të njëjtin urim e shprehim edhe për marrëdhëniet me aleatin tonë Amerikën”, tha në fjalimin e tij Erdogan.

”Edhe sot ne e shohim veten si një pjesë të pandashme të Europës. Gjithmonë kemi qenë një prej anëtarëve më të fuqishëm në aleancën perëndimore, kryesisht në NATO. Ne gjithmonë kemi preferuar Perëndimin, nga mbrojtja e deri tek tregtia. Por, kjo nuk nënkupton se do të përulemi ndaj sulmeve që kryhen ndaj vendit dhe popullit tonë, ndaj padrejtësive që imponohen nën emërtime të ndryshme dhe ndaj standardeve të dyfishta”, tha Erdogan.

“Mendojmë se kemi shumë punë për të bërë në nivel rajonal dhe global me një Amerikë, e cila respekton ndjeshmërinë e Turqisë në përmbushjen e nevojave të mbrojtjes dhe sigurisë së kufijve të saj”, shtoi ai./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBuxheti 2021/ Subvencionim 50% peshkatarëve për rinovimin e pajisjeve për anijet e peshkimit
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.084 testime, 373 të shëruar, 565 raste të reja dhe 14 humbje jete