Ballina Flash

”Opel Corsa” makina e vogël më popullore në Gjermani

MYNIH, 21 nëntor /ATSH-ANSA/ – ”Opel Corsa” e re vazhdon traditën e saj duke mbajtur rekordin si makina e vogël më popullore në Gjermani.

Me gati 7 200 regjistrime, bestseller i ”Opel” mori kryesimin për të tretin muaj me radhë, sipas statistikave nga Draftfahrt-Bundesamt (SHBK).

”Opel Corsa” arriti një pjesë të segmentit prej 15.5%, që do të thotë se pothuajse një në gjashtë makina të vogla të shitura në Gjermani muajin e kaluar kanë qenë një ”Opel Corsa”.

Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, regjistrimet e këtij modeli mjaft të suksesshëm u rritën me 89.7%.

”Opel Corsa” është një makinë efikase.

Në total, gati 41 000 Corsa janë regjistruar në vend që nga janari, një numër që nuk është arritur nga asnjë model tjetër i së njëjtës kategori./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 10 fluturime të konfirmuara për të shtunën
Artikulli tjetërGREQI – Ulen infeksionet nga Covid-19, vendi nën kufizime të rrepta