Ballina Flash

Kina lëshon satelitin e komunikimit celular

PEKIN, 13 nëntor /ATSH-AA/ – Kina lëshoi satelitin e komunikimit celular të gjeneratës së re ”Tiantong-1”.

Sateliti, me anë të raketës ”Long March-3B”, është lëshuar nga Qendra e Lëshimeve të Satelitëve në perëndim të vendit.

Kina synon të sigurojë një infrastrukturë të besueshme të komunikimit celular që mund të funksionojë në të gjitha kushtet e motit.

Me shërbimin e rrjeteve celulare përveç Kinës dhe vendeve të tjera përreth synohet të përfshihen edhe Mesdheu Lindor, Afrika, Paqësori dhe vendet që lagen nga Oqeani Indian./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE e gatshme për një program të ri shëndetësor përballë COVID-19
Artikulli tjetërRekord infektimesh me COVID-19 në Kosovë/ 963 raste të reja dhe 13 humbje jete