BERLIN, 13 nëntor /ATSH-DPA/ – Në shkollat gjermane po regjistrohen përqindje të ulëta të infeksioneve, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert duke iu përgjigjur një pyetje mbi polemikat e ditëve të fundit mbi procesin mësimor dhe ndikimin e tyre në përhapjen e Covid-19.
Seibert kujtoi se prioriteti i qeverisë është që të mbahen shkollat e hapura sa më shumë që të jetë e mundur, duke besuar se mësimet dixhitale, duke u zhvilluar në territorin federal, nuk mund të zëvendësojnë ato fizike.
Siebert theksoi “vlerën e lartë të arsimit” e cila gjithashtu po përballet me emergjencën pandemike, dhe sipas tij u takon landeve të marrin masat për zbatimin e masave higjenike.
Nga 11 milionë persona në sistemin shkollor, janë aktualisht në karantinë 800 000 mësues, 300 000 nxënës dhe 30 000 profesorë./ /os/












