MOSKË, 16 korrik /ATSH-DPA/ – Përdoruesit e rrjetit social Twitter u treguan të pamëshirshëm me presidentin rus, Vladimir Putin duke e tallur se kërkoi të mbrohej nën nën çadër gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve pas finales së Kupës së Botës në Moskë, dje pasdite.
Ndërkaq, presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic, të cilët po qëndronin pranë atij, u bënë qull.
“Lidhur me çadrat, motoja ruse është: Putin në radhë të parë”, vuri në dukje një përdorues i rrjetit Twitter.
Mjë tjetër shkroi: “Vetëm Putini është prej… sheqeri!”.
Një tjetër pohoi: “Imazh i sikletshëm përmbyllës nga finalja e Kupës së Botës. Putini mbrohet dhe gjithë të tjerët rrinë nën shi” /p.s./ a.jor.








