Ballina Bota

FRANCË – Macron: Përgjigje e shpejtë dhe e koordinuar kundër terrorizmit

PARIS, 10 nëntor /ATSH-AFP/ – Vendet europiane kanë nevojë për një përgjigje të koordinuar dhe të shpejtë për t’u përballur me kërcënimin terrorist, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron gjatë minisamitit europian virtual.

“Kjo përgjigje duhet të ketë të bëjë veçanërisht me zhvillimin e bazave të të dhënave të përbashkëta, shkëmbimin e informacionit ose forcimin e politikave penale”, tha ai.

Macron theksoi, gjithashtu, se rol të rëndësishëm duhet t’i jepet edhe zbatimit të plotë dhe rigoroz të arsenalit të masave antiterrorizëm, që Europa tashmë i ka në dispozicion./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Fico: Katërfishim i testimeve krahasuar me qershorin, gati udhëzimet për testet e shpejta
Artikulli tjetërPolicia e Shtetit, mbështetje në çdo fazë të operacionit për riatdhesimin e fëmijëve dhe gruas nga kampi sirian