Ballina Flash

”Amazon” dhuron miliona produkte për 1 000 shoqata bamirëse

SIATELL, 9 nëntor /ATSH-ANSA/ – Gjatë sezonit të festave të fundvitit, kompania ”Amazon” do të mbështesë mbi 1 000 organizata bamirësie në të gjithë botën përmes dhurimeve të miliona produkteve, deklaroi kompania.

”Organizata bamirëse në Itali, SHBA, Britani e Madhe, Gjermania, Franca, Spanja, Singapori, Japonia, India, Kina, Kanada, Australia dhe vendet e tjera tashmë kanë filluar të marrin artikuj të dobishëm për projektet e kryera”, theksoi kompania.

Donacionet për organizatën mund të bëhen edhe nga qytetarët në faqen e ”Amazon”.

Iniciativa sheh bashkëpunimin me disa të famshmëve, si aktorja Gabrielle Union në SHBA dhe aktori Nathan Hartono në Singapor. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërveç politikës, Biden adhuron edhe… makinat!
Artikulli tjetërMeta kthen në Kuvend ligjin “Për Metrologjinë”: Me përmbajtje antikushtetutshmërie