Ballina Flash

Obeziteti përkeqëson COVID-19

ANKARA, 8 nëntor /ATSH-AA/ – Obeziteti ndikon negativisht në rrjedhën e virusit, edhe pse mund të ketë gjithashtu ndikime mbrojtëse, sipas një studimi turk.

Personat të cilët infektohen nga COVID-19 dhe janë gjithashtu mbipeshë shpesh vuajnë rezultate më të këqija se të tjerët, edhee pse mbipesha duket se ka disa efekte mbrojtëse.

“Një meta-analizë e 19 studimeve tregoi se tek individët me mbipeshë, nevoja për shtrim në spital, kujdes intensiv dhe lidhja me një ventilator u rrit deri në 80% për shkak të COVID-19″, tha dr. Okan Bulent Yildiz, një endokrinolog në Shkollën e Mjekësisë, Universiteti Hacettepe, Ankara.

“Por mënjanë efektet negative, meta-analiza zbuloi gjithashtu se mbipesha nuk rrit rrezikun e vdekjes te pacientët COVID-19 në kujdesin intensiv. Madje, mbipesha e lehtë deri e moderuar mund të ketë një efekt mbrojtës në kujdesin intensive”, shtoi mjeku hulumtues.

“Kjo gjendje quhet paradoks i mbipeshes”, vazhdon më tej Yildiz.

Yildiz vuri në dukje se koha e qëndrimit në shtëpi gjatë periudhës pandemike, ulja e aktivitetit fizik, modelet alteruara të gjumit dhe stresi i lartë, e bëjnë kontrollin e peshës të vështirë për njerëzit me mbipeshë, ndaj theksoi rëndësinë e aktivitetit fizik ditor gjatë pandemisë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak150 milionë lekë për ndihmën juridike falas/ 2147 qytetarë kanë përfituar këshillim ligjor
Artikulli tjetërMV –  Rekord i ri COVID-19, 1 285 raste ditore infektimi