Ballina Bota

SHBA 2020 – Netanyahu uron Biden për fitoren

TEL AVIV, 8 nëntor /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu uroi sot herët në mëngjes Joe Biden-in për fitoren e tij, si edhe Kamala Harris, e para zëvendëspresidente në historinë e SHBA-së.

“Joe, ne kemi patur një marrëdhënie personale të gjatë dhe të ngrohtë për gati 40 vjet dhe unë ju njoh si një mik të madh të Izraelit”, shkroi Netanyahu në Twitter.

“Unë pres të punoj me të dy ju për të forcuar më tej aleancën e veçantë midis SHBA-së dhe Izraelit”, shtoi ai.

Kryeministri izraelit u sigurua të postonte edhe një tjetër “tweet”, duke e falënderuar Donald Trump-in për për miqësinë e treguar ndaj shtetit të Izraelit dhe atij personalisht, për njohjen e Jeruzalemit dhe Golanit, për qëndresën përballë Iranit, për marrëveshjet historike të paqes dhe për të çuarit e aleancës amerikano-izraelite në lartësi të papara./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e diel 8 nëntor 2020
Artikulli tjetërSHBA 2020 – Biden: President i bashkimit dhe jo ndarjes