Ballina Flash

“Ballkoni i Romancave”, shfaqja e veçantë e TKOB mbrëmjen e së premtes

TIRANË, 5 nëntor/ATSH – Bledi Naska/ Mbëmjen e së premtes në orën 18:00 në ballkonin e Teatrit të Operas dhe Baletit, përballë me sheshin “Skënderbej”, mbahet ngjarja e veçantë artistike që sjell disa nga krijimet e kompozitorëve më të mirë shqiptarë.

Për të interpretuar këto krijime lirike do të angazhohet një pjesë e mirë e artistëve më në zë të këtij institucioni.

Ky koncert vjen për publikun pas një kohe të gjate shkëputjeje, duke i dhënë mundësi publikut artdashës mundësinë për të shijuar muzikë të mirë.

Këtë herë do të ketë një ndryshim pasi kjo shfaqje do të mund të ndiqet nga çdo qytetar, duke krijuar mundësi edhe për ata që nuk e kanë frekuentuar sallën e TKOB.

Në këtë program të hartuar nga Teatri i Operas dhe Baletit, publiku do të ndjekë një program të larmishëm romancash shqiptare, të vendosura në një mënyrë po aq romantike në ballkonin e teatrit.

Publiku do të mund të ndjekë krijimet e artisteve të mirënjohur si Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Limos Dizdari, Endri Sina, Vangjo Nova, Zamir Këlliçi, Pëllumb Vorpsi, Gazmend Mullahi, Dritan Lumshi, Pjetër Gaci, Zef Çoba. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta pret kryetarin e komunës së Bujanocit: Trajtimi i shqiptarëve të bëhet në përputhje me standardet ndërkombëtare
Artikulli tjetërCOVID-19 – Kina bllokon mbërritjen e udhëtarëve nga Belgjika dhe BM