Ballina Aktualitet

Punimet e Kuvendit, Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin

TIRANË, 4 nëntor/ATSH – I. Vata/ Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, shqyrtoi dhe miratoi sot kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 9 – 27 nëntor 2020.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 16,19 dhe 26 nëntor.

Në përfundim të mbledhjes, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tërhoqi vëmendjen për zbatimin më rigoroz të protokolleve të mbrojtjes nga pandemia Covid-19 në veprimtaritë parlamentare.

Mbledhja u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik Cisco Webex. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA 2020 – Mbledh 60 000 vota, Kanye West diskuton për një kandidaturë të re në 2024
Artikulli tjetërDANIMARKË – Kryeministrja Frederiksen në karantinë për shkak të Covid-19