Ballina Flash

Zbulohet në tru sinjali që kontrollon veprimin e ecjes

PIZA, 25 tetor /ATSH-ANSA/ – Gjendet në tru sinjali që kontrollon veprimin e ecjes.

Ai tregon se kur fillon veprimi dhe kohën kur mbaron. Botuar në revistën ”Brain Stimulation”, rezultati premton të hapë rrugën për terapitë e personalizuara në të ardhmen për sëmundjen e Parkinsonit bazuar në stimulimin e thellë të trurit.

Kërkimi u krye në Itali nga Instituti i BioRobotikëve të Scuola Superiore Sant’Anna në Pisa, në bashkëpunim me Spitalin Universitar të Wurzburgut dhe Universitetin e Gjenovës.

Stimulimi i thellë i trurit bazohet në stimulimin elektrik në zona të caktuara të trurit dhe arrin të eliminojë disa simptoma si dridhja e duarve. Ekzistojnë metoda për ta bërë atë më efektive, duke zvogëluar gjithashtu rrezikun e efekteve anësore, por që kërkohet të dihet statusi i pacientit.

Objektivi i studimit ishte “të krijonte një terapi fleksibël, të aftë për të kuptuar gjendjen dhe nevojat e pacientit dhe për t’u përshtatur atyre”, vëren Alberto Mazzoni, nga Scuola Superiore Sant’Anna.

”Duke regjistruar aktivitetin e trurit të disa pacientëve ndërsa ishin duke ecur, u pa që ndodh një ndryshim në frekuencë. E njëjta gjë ndodh tek një person me Parkinson. Kur ai fillon të ecë, një ritëm i caktuar i aktivitetit të tij të trurit zhvendoset në frekuencë. Kjo ndodh pikërisht në zonat nga fillon sëmundja dhe ku ne aplikojmë terapi”, theksoi Mazzoni.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRitme të larta dhe në një terren sfidues, për plot 8 vendburime të reja uji/ Krujë, brenda pak javësh furnizim 24 orë për mbi 17 mijë banorë
Artikulli tjetërCOVID-19/ Meta: Testimi veprim themelor, të rritet numri