COVID-19/ Meta: Testimi veprim themelor, të rritet numri

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta tha sot se “është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera për COVID-19”.
Duke iu referuar një raporti të “worldometers” Meta shprehet se “testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë”.
“OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: testim, testim, testim. Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë”, – tha Meta./k.s/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.