Ballina Bota

COVID-19 – Sllovenia vendos shtetrrethimin e natës 

LJUBLJANË, 19 tetor /ATSH-DPA/- Sllovenia do të aplikojë shtetrrethimin e natës, nga e marta, në mënyrë që të frenojë përhapjen e COVID-19, tha sot ministri i Brendshëm, Ales Hojs.

“Për më tepër, numri i personave të lejuar në një grup do të zvogëlohet nga 10 në gjashtë. Ngjarje të tilla, si dasmat dhe ceremonitë fetare nuk lejohen më në këtë pikë”, shtoi ai, sipas agjencisë së lajmeve STA.

Hojs theksoi se orari i shtetrrethimit, 21:00 – 06:00, po vendoset, sepse kontrollet kanë treguar se një pjesë e madhe e infektimeve të reja po hasen në tubime private mbrëmjeve dhe të natës./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/ Përfundon restaurimi i Mozaikut të Tiranës, simboli i trashëgimisë kulturore të kryeqytetit
Artikulli tjetërAlo, Hëna?