Ballina Flash

FB ndalon reklamat kundër vaksinave

UASHINGTON, 14 tetor /ATSH-AFP/ – Rrjeti social Facebook paralajmëroi se do të vendoste një ndalim të reklamave kundër vaksinimit. 

Facebook njoftoi se reklamimet që tregojnë vaksinat si të pasigurta ose të padobishme nuk do të lejohen.

Kang Shing Cin, menaxher i Facebook-ut për nismat shëndetësore, theksoi se në këtë mënyrë dëshiron të ndihmojë që njoftimet për mbrojtjen dhe efektivitetin e vaksinës të arrijnë një audiencë të gjerë.

Duke theksuar se ndalesa e reklamave që përmbajnë të dhëna të rreme që mund të dëmtojnë përpjekjet në shëndetësi.

“Nuk dëshirojmë shpallje të tilla në platformën tonë”, theksoi Cin./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBesa Foundation e.V. në Gjermani, interes për investime në Vlorë
Artikulli tjetërGJERMANI – Merkel: Mbajtja e maskës e detyrueshme