STOKHOLM (Suedi) – Njoftimi i çmimit Nobel për Letërsinë.
BRUKSEL (Belgjikë) – Mbyllje e plotë e kafeneve dhe bareve në kryeqytet.
BRUKSEL (Belgjikë) – Seancë e Parlamentit Europian.
LONDËR(Britani e Madhe) – Takim vjetor i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
GJENEVË (Zvicër) – Takim ndërmjetësimi në Gjenevë për Nagorn-Karabah.
PARIS (Francë) – Konferencë shtypi e ministrit të Shëndetësisë, Olivier Veran.
BERLIN (Gjermani) – Konferencë shtypi mbi koronavirusin, me ministrin e Shëndetësisë dhe agjencinë shëndetësore Robert Koch Institute.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takim me videokonferencë e ministrave europianë të Brendshëm mbi paktin e migracionit dhe azilit propozuar nga Komisioni.
LONDËR (Britani e Madhe) – Kryeministri, Johnson pret presidentin ukrainas, Zelensky.
STRASBURG (Francë) – Manifestim para Parlamentit Europian, për një europë demokratike dhe për një seli unike të Parlamentit në Strasburg.
MADRID (Spanjë) – Konferencë e autoriteteve spanjolle mbi koronavirusin.
SHKUP (Republika e Maqedonisë së Veriut) – Vizitë e komisionerit europian të ngarkuar me Zgjerimin, Varhelyi.
BRATISLAVË (Sllovaki) – Vizitë e ministrit francez të Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian.
NJU JORK (SHBA) – Afati i fundit për dëshminën nën betimin e Eric Trump, djali i presidentit, në kuadër të një hetimi mbi aktivet imobiliare të kompanisë familjare.
ALGER (Algjeri) – Vizitë e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez./ /ec/





















