Shifrat e fundit kombëtare tregojnë se epidemia nuk po ndalet, me rreth 17 000 raste pozitive të zbuluara në 24 orë, një rekord.
Treguesit po përkeqësohen në rajonin e Parisit, që do të duhet të kalojë në gjendje të gatishmërisë maksimale, ashtu si Aix dhe Marsejë (në jug-lindje) dhe Guadelupë (Antile) që prej fundit të shtatorit.
Në Paris, baret tashmë janë detyruar që prej një jave të mbyllen në orën 22:00. Restorantet ende shpresojnë t’i shpëtojnë këtij fati pasi kanë propozuar një kontroll të përforcuar shëndetësor, duke u matur temperaturën klientëve në hyrje, duke mbledhur detajet e tyre të kontaktit dhe duke kufizuar grupet në tetë persona./ /ec/