Ballina Aktualitet

Vlora, një pjesëz e rilindur e mesdheut turistik

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155943054541523/

TIRANË, 8 korrik/ATSH/ – Vlora, një pjesëz e rilindur e mesdheut turistik, mirëpriti sot tingujt e koncertit “Opera në Jeans”.

Koncerti i trupës së Operas dhe Baletit vjen si risi e Kalendarit të 500 aktiviteteve argëtuese që po zhvillohen përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Përmes rrjetit social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama ndau mbrëmjen e sotme një video të Lungomares, të tejmbushur me turistë.

“Vlora sonte e çdo mbrëmje një pjesëz e rilindur e mesdheut turistik. Faleminderit artistëve të Operas që i dhanë kësaj mbrëmjeje tinguj të veçantë”, shkruan Kryeministri Rama.

Sezoni i sivjetshëm turistik po rezulton me një boom turistësh të huaj në bregdetin shqiptar. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria po përjeton një rritje të numrit të turistëve
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e hënë 9 korrik