BERLIN, 3 tetor /ATSH-ANSA/ – Ndërgjegjja kulturore e një vendi nuk mund të ndryshojë shpejt. Unë isha ndër të parët që e përshkruajta të ashtuquajturin ”Mur në kokë”.
”Ai mur kulturor midis Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore. Dhe ishte çmenduri që politikanët nuk e kishin parë. Por, kur në atë kohë shkrova ”Jumper of the Wall” mendova nga ana ime se do të ishte i mjaftueshëm për një brez, por jo: do të duhen të paktën dy ose tre.
Vlerësimi i ribashkimit gjerman 30 vjet më vonë bëhet tani nga shkrimtari i njohur gjerman, Peter Schneider, i cili në një intervistë theksoi se ”të gjithë kemi bërë gabime duke e harruar se fëmijët kanë prindër dhe se prindërit ndikojnë më shumë sesa ndonjë faktor tjetër në kokën e fëmijëve për çfarë ata ndjejnë dhe mendojnë”.
Nëse në nivelin ekonomik integrimi i ish-RDGJ ishte “një sukses i padiskutueshëm”, në nivelin kulturor pikëpamjet janë të ndryshme.
Edhe në Europë, sipas Schneider, distanca midis vendeve të Lindjes dhe Perëndimit është akoma e dukshme: siç e shihni ndërtimi i kësaj demokracie është një proces i gjatë dhe i komplikuar dhe gjithmonë ka pengesa.
”Ndërgjegjja dhe zakonet kulturore ndryshojnë shumë më ngadalë se autostradat ose teknologjitë”, thekson ai./ /os/






















