Ballina Bota

UASHINGTON – SHBA forcon sanksionet ndaj Kubës

UASHINGTON, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë forcuar sanksionet kundër Kubës duke shtuar një kompani që menaxhon dërgesat e parave në listën e tyre, njoftoi sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Kompania kubane ”American International Services” (AIS), merret me transferimet e parave nga jashtë në Kubë dhe anasjelltas, dhe me kufizimet e reja, askush nën juridiksionin e SHBA nuk do të bëjë biznes me të.

Në vitin 2017, Departamenti i Shtetit i SHBA publikoi një listë të shkurtër prej 180 ndërmarrjeve dhe institucioneve të tjera që, sipas SHBA-së u shërbejnë forcave ushtarake, shërbimit sekret ose forcave të sigurisë kubane.

“Njerëzit duhet të jenë në gjendje të marrin fonde nga familjet e tyre jashtë shtetit pa pasur nevojë të fryjnë xhepat e shtypësve të tyre”, tha Pompeo të hënën për përfshirjen e AIS në listë.

“Populli kuban meriton të jetojë në liri dhe dinjitet”, vazhdoi Pompeo.

Administrata Trump ka vendosur një sërë sanksionesh për të bërë presion në ishull për të ndaluar mbështetjen ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnketa e BSH-së/ Bizneset pritshmëri pozitive për shitjet dhe fitimin në 6-mujorin e dytë
Artikulli tjetërBasha: Plan me 5 pika për t’u përballur me krizën nga pandemia