SOÇI, 26 shtator /ATSH-AA/ – Gara e dhjetë e kalendarit për vitin 2020 që është revizionuar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) do të zhvillohet me 53 xhiro në pistën e gjatë prej 5 848 metrash në qytetin Soçi të Rusisë.
Piloti i ekipit të ”Mercedes” që është lider në kampionat, Lewis Hamilton ka fituar 5 herë ndërsa shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, piloti i ”Red Bull-Honda”, Max Verstappen dhe piloti i ”AlphaTauri”, Pierre Gasly nga një.
Pesë renditjet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve përpara Çmimit të Madh të Rusisë janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 190 pikë
2. Valtteri Bottas (Finlandë): 135
3. Max Verstappen (Holandë): 110
4. Lando Norris (Britani e Madhe): 65
5. Alexander Albon (Tajlandë): 63
Klasifikimi i ekipeve
1. ”Mercedes”: 325
2. ”Red Bull-Honda”: 173
3. ”McLaren”: 106
4. ”Racing Point”: 92
5. ”Renault”: 83./ /os/












