Ballina Bota

BRUKSEL – Charles Michel del nga karantina

BRUKSEL, 25 shtator /ATSH-ANSA/ – Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel nuk është më në karantinë dhe vazhdon të përgatisë samitin e jashtëzakonshëm të BE-së më 1 dhe 2 tetor, shkroi zëdhënësi i tij Barend Leyts, në Twitter.

Michel iu nënshtrua testit për Covid-19 dhe rezultoi negativ, duke konfirmuar rezultatin e testimit të bërë ditën e hënë.

Ditët e fundit Michel kishte vendosur të shtynte samitin, që duhej të ishte mbajtur më 24 dhe 25 shtator, sepse një nga truprojat e tij ishte testuar pozitiv ndaj COVID-19.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPatenta për shpikje/ Ulje me 75% të tarifës për çdo aplikim kombëtar dhe ndërkombëtar
Artikulli tjetërFORMULA 1 – Raikkonen thyen rekordin e pilotëve pjesëmarrës në Grand Prix