Ballina Kryesore

Kinë-Shqipëri, bashkëpunim në bujqësi e turizëm

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155937509916523/

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ – Kina dhe Shqipëria angazhohen për bashkëpunim në projekte konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim dypalësh me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Li Keqiang në kuadrin e Nismës 16+1 në Sofje të Bullgarisë.

“Me kryeministrin Li Keqiang në takimin bilateral në kuadrin e Nismës 16+1, ku diskutuam për programin e bashkëpunimit dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë”, thotë Rama, ndërsa poston edhe një video nga ky takim. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria, lider në rajon në luftën ndaj plastikës
Artikulli tjetërSHBA – Në vazhdën e luftës tregtare, deficiti amerikan bie në nivelin më të ulët