TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Rilindja e qendrave historike në qytetet shqiptare ishte në fokus të aktivitetit të organizuar sot, në kuadër të Javës së Restaurimit, që po zhvillohet në Itali.
Ministria e Kulturës u bë pjesë e këtij aktiviteti me shembujt më të mirë të rijetëzimit të trashëgimisë kulturore, që vihet në shërbim të komunitetit.
Sipas ministres së Kulturës, Elva Margariti, “Qendra Historike e Vlorës është një nga dëshmitë më domethënëse”.
Pjesë e programit të aktivitetit është edhe konferenca “Sustainable ‘Conservation”: The reuse of historic buildings for the development of cultural tourism”.
Gjatë kësaj konference, ministrja e Kulturës, Elva Margariti do të ndajë me të pranishmit eksperiencën shqiptare të pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, reagimin e menjëhershëm të Qeverisë shqiptare, ndihmën e ofruar si dhe restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve të kulturës.
/m.m//a.a//r.e/












