Ballina Bota

SPANJË – Kufizohet lëvizja për 13% të popullsisë së Madridit

MADRID, 18 shtator /ATSH-AFP/ – Epiqendra e epidemisë COVID-19 në Spanjë, rajoni i Madridit njoftoi sot një kufizim të lirisë së lëvizjes për rreth 13% të popullsisë së tij në përpjekje për të frenuar shpërthimin e përhapjes së COVID-19.

“Banorët në fjalë do të jenë në gjendje të dalin nga lagjet e tyre për të shkuar në punë, për të shkuar te mjeku ose për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë”, deklaroi presidentja e këtij rajoni prej 6,6 milion banorësh, Isabel Diaz Ayuso.

Ajo gjithashtu tha që tubimet duhet të ulen nga 10 në 6 persona./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – KE: Rezultatet e testit për COVID-19 nuk duhet të zgjasin më shumë se 24 orë
Artikulli tjetërFormula e koalicioneve/ Gjiknuri: PD të bëjë propozime konkrete, nuk i shkohet ODIHR me çështje hipotetike