PARIS, 16 shtator /ATSH-AFP/ – Franca ka mundur t’ia dalë mirë këtë verë përsa i përket turizmit, pavarësisht rënies së ndjeshme të të ardhurave nga turistët e huaj, sipas një raporti të paraqitur sot në Këshillin e Ministrave, megjithatë e ardhmja nuk është shumë e ndritshme për këtë sektor të goditur keq nga pandemia.
“Pjesëmarrja e kujdesshme e vendit të tyre nga francezët shpëtoi sezonin dhe të paktën pjesërisht kompensoi të ardhurat ndërkombëtare, të cilat ranë me 49,4% midis janarit dhe fundit të korrikut 2020, krahasuar me vitin e kaluar”, tha sekretari francez i Shtetit për turizmin, Jean-Baptiste Lemoyne.
“Megjithatë situata është serioze, sepse e ardhmja mbetet e komplikuar”, shtoi ai, duke theksuar këmbënguljen në nevojën për të vazhduar mbështetjen e aktorëve të turizmit.
Sipas “Atout France”, që detajon bilancin e gjendjes, meqë 94% e francezëve i bënë pushimet në vendin e tyre, rënia e pritshme e shpenzimeve turistike në vitin 2020, përfshirë francezët dhe të huajt, duhet të jetë më e kufizuar sesa në Spanjë ose Itali, në veçanti midis -30% dhe -35%./ /ervo/












