HarmonyOS, i zbuluar vitin e kaluar, për momentin pajis vetëm disa nga produktet e firmës nga Shenzhen.
Sistemi operativ është një softuer thelbësor për funksionimin e një pajisjeje elektronike.
Pjesa dërrmuese e telefonave celularë në botë janë të pajisura me sistemin android të Google ose iOS të Apple.
Në një konferencë, një nga drejtuesit e ”Huawei”, Richard Yu, njoftoi se kodi burimor për HarmonyOS do të jetë në dispozicion për zhvilluesit e aplikacioneve në dhjetor.
“Smartfoni i parë i grupit që punon me këtë sistem operativ do të nisë në 2021″, theksoi ai.
Uashingtoni ka rritur këto muajt e fundit presionet ndaj aleatëve të saj për të ndaluar pajisjet 5G të ”Huawei”, një zonë në të cilën grupi është lider, duke argumentuar rreziqet në drejtim të sigurisë kibernetike./ /ec/