Ballina Bota

SHBA – Pentagoni do të ulë numrin e trupave në Irak

UASHINGTON, 9 shtator /ATSH-ANSA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti i saj Donald Trump, do të ulin numrin e trupave në Irak, raportuan mediet amerikane duke cituar disa burime të administratës, sipas të cilave njoftimi pritet në orët e ardhshme.

”Në ditët në vijim”, shtojnë të njëjtat burime, ”pritet njoftimi për një reduktim të trupave në Afganistan”.

Kujtojmë se trupat amerikane ndodhen në Irak që prej rrëzimit të diktatorit Sadam Hussein dhe misioni i tyre është stabilizimi i vendit dhe kthimi në normalitet. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetëdeklarimi i burimeve të pasurisë/ OFL u dërgon kërkesën 4 shtetasve në Tepelenë dhe Gjirokastër
Artikulli tjetërCOVID-19 – Miliarda dollarë humbje në industrinë e makinave